Rreth Nesh

Kush Jemi Ne ?

Platforma EXPORT ALBANIA është instrumenti mundësues i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), e zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrine e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe me German Agency for International Cooperation (GIZ), për të fuqizuar bizneset shqiptare në ekspozimin dhe penetrimin në tregje globale.

Kjo platformë u konceptua si një zgjidhje strategjike për të mbështetur ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, duke përforcua misionin e AIDA-s për të ofruar shërbime me vlerë të shtuar që lidhen ngushtë me eksportin dhe rritjen e aktivitetit tregtar të sipërmarrjeve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. E ndërtuar për të shërbyer si një mekanizëm promotor shumë-dimensional, EXPORT ALBANIA i siguron eksportuesve shqiptarë rritjen e njohurive mbi përfitimet e ekspozimit ndërkombëtar, zhvillimin e aftësive për përthithjen e shpejtë të kuadrit ligjor dhe krijimin e lidhjeve të nevojshme për të qënë konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

EXPORT ALBANIA , ofron:

1

Rregullore të përditësuara doganore

2

Raporte analitike mbi tendencat e tregjeve

3

Aksesueshmëri në panaire ndërkombëtare

4

Rrjetëzim me kompani ndërkombëtare në platformën “Kompass”

5

Krijimin e profileve të kompanive në platformë për prezantimin dhe promovimin e tyre EXPORT ALBANIA

Ne jemi këtu për të ndihmuar në rritjen e biznesit tuaj