Panaire kombëtare dhe ndërkombëtare

Panaire kombëtare dhe ndërkombëtare

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka në qëllimin e saj mbështetjen e ndërmarrjeve shqiptare nëpërmjet promovimit dhe rritjes së pranisë së tyre në tregjet ndërkombëtare si dhe asistencën teknike direkt për sipërmarrjet vendase. Për ta bërë këtë angazhim sa më efektiv, AIDA në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), ndihmon në krijimin e rrjeteve të komunikimit dhe mundësive të bashkëpunimit me sipërmarrjet e huaja duke organizuar konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, forume tematike, panaire dhe aktivitete të tjera promovuese të identifikuara dhe mbështetura në objektivat e institucionit. 

Panairet janë një moment i rëndësishëm për të prezantuar në arenën ndërkombëtare produktet dhe shërbimet e ndërmarrjeve shqiptare, si dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi tregtar në marrëdhëniet e biznesit.