Fonde në mbështetje të NMVM-ve Eksportuese

Fonde në mbështetje të NMVM-ve Eksportuese

Me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit administron çdo vit fondin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, i cili financohet nga buxheti i shtetit

Fondi i dedikohet NMVM-ve, duke mbështetur rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara, zhvillimin sektorit të artizanatit, mbështetjen e grave sipërmarrëse, rritjen e inovacionit, rinovimin dhe modernizimin e teknologjisë, duke synuar zhvillimin e kapaciteteve të NMVVM-ve drejt eksportit me cilësi dhe qëndrueshmëri.