Jolla Olive Oil
Jolla Olive Oil prodhon vaj ulliri cilësie premium ekstra të virgjër, duke kombinuar traditën familjare shqiptare me teknologjinë moderne të përpunimit. Kompania u themelua në vitin 2021 në Belsh me synimin për të ndërtuar një model prodhimi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt cilësisë së lartë.
E mbështetur në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me më shumë se 600 fermerë/familje lokale, Jolla Olive Oil ka ndërtuar një zinxhir vlere gjithëpërfshirës që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës së Belshit. Fabrika operon në një sipërfaqe prej 6,000 m² tokë në pronësi dhe funksionon me energji diellore, duke aplikuar parimet e ekonomisë qarkulluese, zero mbetje dhe menaxhim të përgjegjshëm të burimeve natyrore.
Procesi i prodhimit realizohet përmes kontroll rigoroz të cilësisë, duke garantuar vaj ulliri ekstra të virgjër me gjurmueshmëri të plotë, pastërti të lartë dhe profil sensorial të qëndrueshëm. Filozofia e kompanisë bazohet në respektin për natyrën, njerëzit dhe produktin, ndërsa vizioni i saj është pozicionimi i Belshit dhe zonës së Dumresë si një qendër e njohur dhe tregues gjeografik për prodhimin e vajit të ullirit cilësor dhe të qëndrueshëm.
Rajonet gjeografike ku eksportohet aktualisht
Rajonet gjeografike ku ka interes për eksport
-
Kompania
Jolla Olive Oil
-
NIPT
M13518202O
-
Industria
Bujqesia
Adresa
Albania
Certifikata
| Nr | Llojet e certifikatave që keni |
|---|---|
| 1 | FDA - Certificate of Product Registration |
| 2 | Licensë prodhuesi për eksport |
Produkte me kapacitete
| Produkti | Kapaciteti |
|---|---|
| Jolla Olive Oil | 100 ton |