Business 2 Business (B2B)
Organizimi i aktiviteteve B2B/Matchmaking, kanë rezultuar efektive në vendosjen e marrëdhënieve të reja tregtare. Zhvillimi i shpejtë i sipërmarrjeve dhe tregjeve konkurruese kërkon marrëdhënie në themelin e të cilave qëndron shkëmbim i informacionit, zhvillimi i ideve të përbashkëta dhe vendosja e bashkëpunimit midis partnerëve. Në këtë proces, identifikimi i partnerëve dhe bashkëpunëtorëve potencialë nëpërmjet takimeve B2B, kontribuon jo vetëm në zgjerimin e aktivitetit tregtarë por njëkohësisht ndihmon në zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale dhe forcon ekosistemin e bizneseve duke krijuar një mjedis mbështetës për inovacion dhe rritje të përbashkët. Bazuar në nevojat e NMVM, për të promovuar sektorë potencialë të ekonomisë shqiptare, AIDA mbështetur dhe nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), organizon çdo vit takime B2B me vendet e rajonit si dhe të Evropës.
