Trajnime

Trajnime

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe trajnimi i duhur është kyç për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. Duke konkurruar në një treg të hapur, në praninë e kompanive rajonale dhe ndërkombëtare, NMVM-të shqiptare përballen në mënyrë të vazhdueshme me sfidat për trajnim, mungesa e të cilit ul ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe i bën këto ndërmarrje më pak atraktive, si në mundësitë e eksportit, ashtu edhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Në kuadër të mbështetjes së NMVM shqiptare, AIDA në bashkëpunim me MEKI si  edhe me institucione të tjera dhe partnerët strategjik, ofron trajnime pa pagesë, duke u mbështetur në rezultatet dhe gjetjet e pyetësorëve që realizohen periodikisht me kompanitë për identifikimin e nevojave të tyre për rritje të kapaciteteve.